Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Vdekje e dyshimtë në Prizren

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Kronika July 31, 2020 - 11:46

Dje në qytetin e Prizrenit rreth orës 10:15 ka ndodhur një vdekje e dyshimtë, raporton Zeri.info

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se një person ka qenë duke drejtuar kamionin teksa është ndalur dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes mirëpo derisa viktima ka arritur në emergjencën e Prizrenit ka ndërruar jetë.

“Prizren, 30.07.2020-10:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar kamionin është ndaluar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Derisa viktima ka arritur në emergjencën e Prizrenit ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e PK-së