Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Vjedhin para në vlerë prej 30 eurove në xhaminë e Hajvalisë

Vjedhin para në vlerë prej 30 eurove në xhaminë e Hajvalisë

Kronika July 30, 2020 - 11:01

Dje gjatë orës 11:40 një person ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë vjedhur para në xhaminë e Hajvalisë, raporton “Zeri.info”.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë dëmtuar derën e hyrjes dhe kanë arritur të marrin nga arka e xhamisë së Hajvalisë para në vlerë rreth 20-30 euro.

Ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Hajvali, Prishtinë, 29.07.2020 - 11:40. Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të panjohur kishin dëmtuar derën e hyrjes dhe kanë arritur të marrin nga arka e xhamisë para të gatshme në vlerë rreth 20-30 euro. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e PK-së.