Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Shtime: Tenton ta korruptojë policinë me 100 dollarë, arrestohet

Shtime: Tenton ta korruptojë policinë me 100 dollarë, arrestohet

Kronika July 30, 2020 - 10:51

Policia e Kosovës mëngjesin e djeshëm ka arrestuar një person të dyshuar në Shtime, për shkak të ikjes së ndëshkimit për kundërvajtje.

I njëjti sipas PK-së ka tentuar t’i korruptojë policët me monedhë 100-dollarëshe, përcjell “Zeri.info”.

Siç thuhet në raport, i dyshuari ishte shtetas i Shqipërisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti për t’i ikur ndëshkimit për kundërvajtje ua kishte ofruar zyrtarëve policorë një monedhe 100-dollarëshe. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.