Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Malishevë: Ndahet me nënën, ia merr vajzën e mitur për grua

Malishevë: Ndahet me nënën, ia merr vajzën e mitur për grua

Kronika July 30, 2020 - 10:40

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka raportuar rreth ankesës së një gruaje nga Malisheva, që e ka raportuar në Polici një mashkull, me të cilin kishte bashkëjetuar për dy vjet.

Sipas raportit të PK-së, gruaja nga Malisheva është ankuar se personi me të cilin ka bashkëjetuar ia ka marrë vajzën e tij për grua, përcjell “Zeri.info”.

Ky rast mbetet në hetime, ndërsa Polica e Kosovës në raport e ka cilësuar rastin si “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”.

“Ankuesja femër kosovare raporton se ish-bashkëshorti i saj mashkull kosovar, me të cilin kishin bashkëjetuar afër dy vjet, ia ka marrë vajzën e saj, viktimën femër kosovare (e mitur). Është njoftuar prokurori, rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport. /Zëri