Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Klinë: Burri plagos gruan, gjatë rrugës për në spital aksidentohen

Klinë: Burri plagos gruan, gjatë rrugës për në spital aksidentohen

Kronika July 30, 2020 - 10:24

Mbrëmë në fshatin Perqevë të Klinës është arrestuar një person i dyshuar për plagosjen e bashkëshortes së tij.

i dyshuari pas plagosjes me pistoletë e ka dërguar bashkëshorten e tij për trajtim mjekësor, ndërsa gjatë rrugës është vetaksidentuar.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar të dy, burrë e grua, përcjell “Zeri.info”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje ka plagosur me pistoletë bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari gjatë transportimit të viktimës me veturë për në drejtim të QKMF-së ka shkaktuar vetaksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy pasagjerët, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Spitalin e Pejës. Është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Zëri