Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Arrestohet një person i dyshuar për “fajde” në Gjilan

Arrestohet një person i dyshuar për “fajde” në Gjilan

Kronika July 29, 2020 - 19:28

Një person i dyshuar për “fajde” është arrestuar sot në Gjilan, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Përmes njoftimit, policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar është arrestuar pas hetimeve disa mujore nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan

“Për vlerën e parave të cilat viktima i kishte pranuar nga i dyshuari, në vlerë prej 100,000.00 €, sipas marrëveshjes të dyshuarit do t’i ktheheshin mjetet financiare në vlerë prej 130,000.00, apo 30% me interes/kamatë, në intervalin kohor prej dy vitesh, ku shuma e fitimit jo-proporcional është 30,000.00 €”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas Urdhëresës së Gjykatës kompetente, sot është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, gjatë kontrollit nuk është gjetur asgje e dyshuar.

“I dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar personalisht nga i dyshuari dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të lëndës është ndaluar në Qendrën e Ndalimit në afat prej 48 orësh” theksohet në komunikat./Zëri