Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Arrestohen dy të dyshuar për sulm me thikë ndaj një personi

Arrestohen dy të dyshuar për sulm me thikë ndaj një personi

Kronika July 29, 2020 - 18:24

Policia e Kosovës në Pejë është informuar se me datën 26 korrik në sheshin “Shkelzen Haradinaj” në Pejë ka ndodhur një incident në mes të disa të rinjve të mitur.

Në një njoftim për media nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë thuhet se në këtë incident është përdorur armë e ftohta(thikë) ku si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime trupore një person, teksa i njëjti është dërguar në QKUK.

“Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë njërin nga të dyshuarit. Pas një pune operativo-hetimore, sot me datë 29.07.2020, njësitet e hetimeve pranë. Stacionit Policor në Pejë, kanë arritur ta arrestojnë edhe të dyshuarin e dytë”, thuhet një njoftimin e PK-së.

Në lidhje me këtë, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor personave të dyshuar./Zëri