Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
“Noli” arreston katër persona në Prishtinë dhe sekuestron 40 armë

“Noli” arreston katër persona në Prishtinë dhe sekuestron 40 armë

Kronika July 29, 2020 - 16:15

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar veprat penale “Fajde”, “Import, export, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin për media, Policia thotë se në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe me urdhëresë të gjykatës kompetente, me datë 29.07.2020 në Prishtinë, ka realizuar një plan operativ të koduar “Noli”, me ç’rast është bërë kontrollimi i tri lokacioneve të ndryshme me dyshimin se të njëjtat ndërlidhen me veprat penale të lartcekura.

“Gjatë kontrollimit të këtyre lokacioneve janë gjetur dhe sekuestruar 7 armë të llojit AK 47, 2 armë të gjata, 34 armë të vogla (modele dhe kalibër të ndryshëm), 1 granatë dore, 8980 fishekë kalibër të ndryshëm, 2.580 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 1370 euro, 100 franga, 20 pound dhe 4 telefona celularë”, bën të ditur Policia.

Poashtu, sipas Policisë, janë sekuestruar edhe pajisje për përpunim të armëve, tyta të armëve, fletore për shënime dhe dëshmi tjera të rëndësishme që ndërlidhen me rastin.

Gjatë këtij operacioni policor, janë arrestuar katër persona të dyshuar të cilët dyshohet se në vazhdimësi kanë bashkëvepruar në kryerjen e veprave penale të cekura me lartë.

Pas intetrvistimit, me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Image

Image

Image

Image

Image