Aksident në Komoran, vdes një person
Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në autostradën Komoran - Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur sot, rreth orës 8:00 të mëngjesit, ku një veturë, pasi kishte dalë nga rruga kryesore, kishe goditur një shtyllë elektrike, konfirmon për “Zeri.info” zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike”, është shprehur Kelani.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë nga Njësia e Emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante, të cilat po merren me rastin”, konfirmoi Kelani. /Zëri