Sulmohen dy policë në Gjakovë derisa po i shqiptonin gjobë një qytetari për parkim ilegal

Sulmohen dy policë në Gjakovë derisa po i shqiptonin gjobë një qytetari për parkim ilegal

Kronika July 15, 2020 - 23:01

Dy policë janë sulmuar fizikisht sot në Gjakovë.

Sulmi ka ndodhur derisa dy zyrtarët policorë kanë qenë duke shqiptuar gjobë për kundërvajtje ndaj një qytetari për parkim ilegal në qendër të Gjakovës, raporton Zeri.info.

Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin” drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se njëri prej policëve ka pësuar frakturë në kokë.

“Rreth orës 10:00 përderisa zyrtarët policorë kanë qenë duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje një qytetari për parkim ilegal, në qendër të qytetit të Gjakovës, tre persona të dyshuar kanë sulmuar zyrtarët policorë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, njëri prej tyre ka pësuar frakturë në kokë. Në asistim janë angazhuar edhe njësite tjera që kanë qenë në patrullim në afërsi me ç'rast janë arrestuar tre të dyshuarit. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes në Stacionin Policor në Gjakovë”, ka thënë Graishta për “Zërin”.