Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, sulmoi fizikisht të fejuarën

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, sulmoi fizikisht të fejuarën

Kronika July 15, 2020 - 10:06

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet për arrestimin e një personi në Fushë-Kosovë.

Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij, shtetase e Shqipërisë, përcjell “Zeri.info”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij, viktimën femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.