40 aksidente gjatë 24 orëve të fundit

40 aksidente gjatë 24 orëve të fundit

Kronika July 14, 2020 - 11:02

Numri i aksidenteve në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit sërish mbetet i lartë. As kufizimi i lëvizjes për shkak të pandemisë nuk ka ndikuar që ky numër të jetë më i ulët. Përkundrazi, Policia e Kosovës ka raportuar se janë shënuar 40 aksidente në 24 orët e fundit, raporton “Zeri.info”.

“Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, prej tyre 14 aksidente me të lënduar, ndërsa 26 me dëme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës përmes raportin 24-orësh ka njoftuar se po ashtu janë shqiptuar 941 tiketa trafiku, 18 persona janë arrestuar, 12 persona të tjerë janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit. /Zëri