Rrokulliset me traktor, vdes një person në Podujevë

Rrokulliset me traktor, vdes një person në Podujevë

Kronika July 14, 2020 - 10:35

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të hënën në Podujevë.

Si pasojë e rrokullisjes së një traktori një person ka marrë lëndime trupore dhe një tjetër ka ndërruar jetë, ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh, transmeton “Zeri.info”.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri.info