Gjendet 15-vjeçari nga Nekoci, i zhdukur prej datës 4 korrik

Gjendet 15-vjeçari nga Nekoci, i zhdukur prej datës 4 korrik

Kronika July 13, 2020 - 19:02

15-vjeçari SH.Z., nga Nekoci i Drenasit, i cili ishte shpallur i humbur nga data 4 korrik, është gjetur sot.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo tha për Zërin se 15 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa policia po kryen veprimet e nevojshme për këtë rast.

“Duke ju falënderuar paraprakisht për bashkëpunimin, ju njoftojmë se pas publikimit të njoftimit për zhdukjen e 15 vjeçarit nga Nekoci, në bashkëpunim me qytetarët personi është gjetur. I njëjti është në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme procedurale për rastin në fjalë”, tha ajo për Zërin. /Zëri