Zhduket 15-vjeçari nga Drenasi, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Zhduket 15-vjeçari nga Drenasi, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Kronika July 13, 2020 - 15:31

Një 15-vjeçar nga komuna e Drenasit është raportuar i zhdukur më 4 korrik në Polici.

Që nga kjo datë deri më tani nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për personin Shkelzim Zekaj, i lindur në vitin 2005, banues në fshatin Nekoc të Drenasit.

“Në lidhje me këtë person kërkimet e deritanishme policore nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë Policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Image