Plagoset nga plumbi qorr një person në Istog

Plagoset nga plumbi qorr një person në Istog

Kronika July 13, 2020 - 10:55

Një i dyshuar është arrestuar në Istog pasi ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe plumbi qorr ka qëlluar një person tjetër.

Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 16:00, në Istog, ndërsa Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marrë trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri/