Istog: Rrah bashkëshorten dhe e largon nga shtëpia, prokurori e lë të lirë

Istog: Rrah bashkëshorten dhe e largon nga shtëpia, prokurori e lë të lirë

Kronika July 12, 2020 - 14:04

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në komunën e Istogut, gjatë 24 orëve të fundit.

Policia ka arrestuar një burrë në këtë komunë, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të cilën më pas e kishte larguar nga shtëpia.

Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri