Policia arreston 12 persona që nuk respektuan masat për ndalim të lëvizjes

Policia arreston 12 persona që nuk respektuan masat për ndalim të lëvizjes

Kronika July 12, 2020 - 13:40

Policia e Kosovës ka arrestuar 12 persona në disa raste të ndara në lidhje me mosrespektimin të masës për ndalim të lëvizjes gjatë pandemisë.

Numri më i madh i të arrestuarve ka ndodhur në Prizren, ndërsa policia ka ndërhyrë edhe në një aheng me 130 të ftuar në Gjakovë, transmeton Zeri.info.

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, sipas raportit 24-orësh nga njësiti policor janë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes duke vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë lidhur me virusin COVID019. “Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, njoftohet nga policia.

Po ashtu në Prizren për të njëjtën vepër janë ndaluar edhe pesë persona të tjerë.

Ndërsa në një rast tjetër, dy të dyshuarit e ndaluar për mos respektim të vendimit të qeverisë, njëri prej tyre pas ndalimit kanë kanosur policinë.

“Njëri prej të dyshuarve e kishte kanosë njërin prej zyrtarëve policor, ndërsa tjetri i kishte penguar zyrtarët policor që ta arrestonin të dyshuarin tjetër dhe kishte incizuar me telefon. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar për mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Zëri