Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Shqipëri, arrestohet 61-vjeçari, ngacmonte seksualisht një femër

Shqipëri, arrestohet 61-vjeçari, ngacmonte seksualisht një femër

Kronika July 10, 2020 - 11:49

Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për vepra penale të ndryshme.

Në pranga ka rënë një 61-vjeçar me iniciale D.D.

Dyshohet se ai ka përndjekur, ka kryer veprime të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një grua. Këto veprime të 61-vjeçarit dyshohet se kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore.

Ndër të tjera, në pranga ka rënë edhe një 40-vjeçar. S.K. është arrestuar për shkak se është kapur në afërsi të një sipërfaqeje të pyllëzuar në malin mbi Urën e Farkës të mbjellë me kanabis.

40-vjeçari është kapur duke punuar për hapjen e një grope, që do të lidhte tubacionin e vaditjes së fidanëve.

Në pranga ka rënë edhe një 47-vjeçar, i shpallur në kërkim për “Armëmbajtje pa leje”. Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar atë me 1 vit burg.

Një 24 vjeçar është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë personale shtrënguese “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve” dhe është konstatuar jashtë banesës.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.Sh., 42 vjeç, pasi në rrugën “Llazar Xhajanka”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• K.K., 21 vjeç, pasi në rrugën “Ali Shefqeti” u kap në flagrancë duke drejtuar motoçikletën pa lejen përkatëse;

• R. Ll., 37 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. /tvklan.al