Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Kronika July 09, 2020 - 16:49

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur sot në orën 16:00 më rrugën “Xhealdin Hana” në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar dy persona, transmeton Zeri.info.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjejësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”,ka thënë Ahmeti./Zëri