Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet

Kronika July 09, 2020 - 16:31

Rreth orës 13: 00 në kryeqytet është raportuar për të shtëna me armë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka konfirmuar për “Zërin” se rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Pacolli” në Prishtinë.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ibrahim Pacolli” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, të stacionit Qendra, për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tha se aktualisht, hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin. / Zëri.info