Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Brenda 24 orëve 18 personave u janë ngritur aktakuza

Brenda 24 orëve 18 personave u janë ngritur aktakuza

Kronika July 09, 2020 - 11:13

Në raportin 24 orësh të Zyrës së Prokurorit të Shtetit bëhet e ditur se nga gjashtë prokuroritë themelore në Kosovë janë ngritur 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit 12 persona janë ndaluar për 48 orë, si dhe është kërkuar paraburgimi për 5 persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuza ndaj 9 personave, ajo në Pejë ndaj 3 personave, ndërsa prokuroria në Prizren, në Gjilan dhe në Gjakovë ka ngritur nga 2 aktakuza ndaj po aq personave.

Foto:

Image