Brenda 24 orëve u shqiptuan 1185 gjoba trafiku

Brenda 24 orëve u shqiptuan 1185 gjoba trafiku

Kronika July 09, 2020 - 10:48

Policia e Kosovës raporton se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1185 tiketa trafiku.

Ndërkohë, 17 persona janë arrestuar, 12 janë dërguar në mbajtje e 2 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Aksidente trafiku me të lënduar u raportuan 24, ndërsa me dëme materiale 26. Për fat të mirë, asnjëri prej tyre me fatalitet. /Zëri