Vdes në rrethana të panjohura një person në Prizren

Vdes në rrethana të panjohura një person në Prizren

Kronika July 09, 2020 - 10:14

Është gjetur i vdekur në rrethana të panjohura një person në qytetin e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:50, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Vdekjen e këtij personi e ka konstatuar mjeku, ndërsa nga Policia e Kosovës është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.