Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Gjilan

Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Gjilan

Kronika July 08, 2020 - 09:21

Të martën, rreth orës 00:06, në rrugën “Muharrem Ibrahimi” në Gjilan, është gjetur i vdekur një person.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima pa shenja jete është gjetur në shtëpinë e tij, përcjell “Zeri.info”.

Me të marrë informacion për rastin PK-ja dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast edhe e kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.