Drenas, gjendet i vdekur një person në një pyll

Drenas, gjendet i vdekur një person në një pyll

Kronika July 08, 2020 - 09:17

Policia e Kosovës dje, rreth orës 05:18 minuta, ka marrë informacione për gjetjen e një personi pa shenja jetë në pyll, në fshatin Sankovc të Drenasit.

Sipas Policisë së Kosovës, personi është gjetur rreth një kilometër larg shtëpisë së tij, ndërsa me t’u raportuar rasti në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore, përcjell “Zeri.info”.

Këtë rast PK-ja e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.