40 aktakuza ndaj 45 personave në 24 orët e fundit

40 aktakuza ndaj 45 personave në 24 orët e fundit

Kronika July 02, 2020 - 11:35

Në prokuroritë themelore në vend gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 40 aktakuza kundër 45 personave.

Në një njoftim nga Prokuroria e Shtetit është bërë e ditur se janë ndaluar gjithsej 12 persona dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 4 personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë brenda 24 orëve ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.