Vdes 10-vjeçari, goditet aksidentalisht nga traktori

Vdes 10-vjeçari, goditet aksidentalisht nga traktori

Kronika July 02, 2020 - 09:45

Dje rreth orës 10:00 të mëngjesit në Mamushë ka ndodhur një aksident me fatalitet, si pasojë e të cilit ka vdekur një fëmijë i moshës 10-vjeçare, raporton “Zeri.info”.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se i dyshuari ishte duke lëvizur me traktor teksa fëmija i tij ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios.

“Raportohet se i dyshuari mashkull/kosovar derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, i ngarkuar me perime, dyshohet se fëmija i tij ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtarët dërgohet në emergjencë, ku mjeku konstaton se ai është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.