Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Përleshen disa persona në Deçan, rrahjen e vazhdojnë edhe në spital

Përleshen disa persona në Deçan, rrahjen e vazhdojnë edhe në spital

Kronika June 30, 2020 - 14:45

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 16:45 në drejtorinë rajonale të Policisë në Pejë kanë pranuar një informatë se disa persona janë rrahur në rrugën Sali Çeku në Deçan, transmeton Zeri.info

Po ashtu Policia ka bërë të ditur se personat e lënduar me mjete të ftohta(thika) janë dërguar në QKMF-Deçan, ku të njëjtit kanë vazhduar rrahjen edhe aty, ndërsa njësitet policore të Deçanit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku me ç’rast kanë arrestuar personat e dyshuar.

“Njëri nga personat e arrestuar pas intervistimit i njëjti për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm. Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personat e dyshuar ndalohen për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’. Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e PK-së