Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë

Kronika June 30, 2020 - 13:03

Dje rreth orës 15:20 është gjetur pa shenja jete një grua në qytetin e Gjakovës, raporton Zeri.info.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se një person ka raportuar se gruaja e xhaxhait të tij është gjetur pa shenja jete, teksa njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së