Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
40 aksidente dhe mbi 1000 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit

40 aksidente dhe mbi 1000 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Kronika June 30, 2020 - 09:36

Gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës janë raportuar 40 aksidente trafiku, raporton Zeri.info.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, nga këto 40 aksidente, 14 kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 26 me dëme materiale.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar 1034 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.

Janë arrestuar 15 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Image
Statistikat nga Policia e Kosovës