Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Ndalohet kontrabanda e 100 arkave me birra nga Serbia

Ndalohet kontrabanda e 100 arkave me birra nga Serbia

Kronika June 28, 2020 - 10:53

Në fshatin Korminjan, komuna e Ranillugut, dje rreth orës 17:25 është ndaluar një shtetas kosovar, në tentativë për të kontrabanduar përmes rrugëve ilegale, 100 arka me birra, njofton Zëri.

“Është takuar i dyshuari mashkull kosovar, duke kaluar kufirin nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës, përmes rrugëve ilegale me traktor ku kishte të ngarkuar 100 arka me birra. Me vendim të prokurorit malli i kontrabanduar është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.