Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Dy vdekje të dyshimta në Skenderaj dhe Lipjan

Dy vdekje të dyshimta në Skenderaj dhe Lipjan

Kronika June 28, 2020 - 10:24

Një burrë është gjetur  pa shenja jete në fshatin Izbicë në Skenderaj. Rasti ka ndodhur një orë pas mesditës ndërsa Policia vdekjen e ka cilësuar si “të dyshimtë”.

“Raportohet se nga familjaret e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima ishte dërguar në Shtëpinë e Shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tjetri rast i cilësuar “vdekje e dyshimtë” ka ndodhur dje rreth orës 14:30 në fshatin Baicë në Lipjan. Një mashkull i mitur është dërguar pa shenja jete në Shtëpinë e Shëndetit.

“Raportohet se viktima i mitur mashkull kosovar i cili ka qenë në pishinë është dërguar pa shenja jete në shtëpinë shëndetit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, raportohet nga Policia.