Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Theret me thikë një person në qendër të Prishtinës

Theret me thikë një person në qendër të Prishtinës

Kronika June 27, 2020 - 13:35

Një person ka mbetur i lënduar nga therja me thikë pas përfshirjes në një rrahje sot në mesditë në Prishtinë.

Lajmin për "Zeri.info" e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Me datë: 27.06.2020, rreth orës 11:45, Policia ka pranuar informatë për një rrahje në progres në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë. Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur në personat të cilët dyshohet se janë përfshirë në rrahje. Një person raportohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit Hoxha.

Njësitet kompetente policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti. /Zëri