Gjenden para në Fushë Kosovë, policia kërkon pronarët

Gjenden para në Fushë Kosovë, policia kërkon pronarët

Kronika June 04, 2020 - 20:11

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka deklaruar se janë gjetur të holla në Fushë Kosovë.

Nga dy rastet ku janë gjetur të holla, Policia bënë të ditur se ende nuk është lajmëruar për asnjërin rast pronari i tyre, ndërsa janë në pritje për të gjetur personat të cilëve ju kanë humbur ato, përcjell “Zëri”.

Raportimin për këto të holla në rastin parë e ka bërë një zyrtar policor, i cili ka bërë gjetjen e parave, ndërsa rastin e dytë është lajmëruar një qytetare.

Nga Policia e Kosovës, kanë kërkuar ndihmë në gjetjen e personave të cilët kanë humbur këto para.

Ndaj, në detaje kanë treguar kohën dhe shumën e tyre.

“Rasti i parë:

Më 02.06.2020 rreth orës 20:00 në Fushë Kosovë, nga një zyrtar policor është gjetur një portofol (kuletë) me një shumë të konsiderueshme parash (shumë tre shifrore).

Rasti i dytë:

Me datë 03.06.2020, rreth orës 20:00 një qytetare i ka dorëzuar një shumë parash (dhjetra euro) njësisë patrulluese në detyrë, e cila ka deklaruar se parat e humbura i kishte gjetur në rrugë, afër rreth rrotullimit në qendër të Fushë Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës po ashtu kanë falënderuar qytetaren për gjestin, po ashtu edhe qytetarët e tjerë të cilët ndihmojnë në raste të njëjta.

“Me këtë rast falënderojmë qytetaren për gjestin e bërë dhe besimin e treguar për Policinë e Kosovës, falënderojmë njëkohësisht të gjithë qytetarët për bashkëpunimin në raste si kjo dhe jo vetëm.Ftojmë pronarët e këtyre të hollave të shkojnë në Stacionin Policor Fushë Kosovë që të kryejnë procedurat e nevojshme rreth pranimit të parave të humbura”, thonë tutje nga PK-ja