Arrestohen për fajde dy persona në Gjilan

Arrestohen për fajde dy persona në Gjilan

Kronika June 04, 2020 - 19:28

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “fajde”.

Sipas njoftimit nga ana e Policisë së Kosovës, muaj më parë kanë marrë informata për rastin në fjalë, ndërsa gjatë trajtimit të deritanishëm ku kanë përdorur masat e fshehta të hetimit kanë arritur të kapin të dhëna me të cilat të dyshuarit F.D dhe J.D kanë dhënë para me fajde me kamatë prej 30%, përcjell "Zeri.info"

“Hetuesit policorë gjatë trajtimit të rastit, ku janë përdorur edhe masat e fshehta të hetimit, kanë ardhur tek disa të dhëna ku dyshohet se dy të dyshuar F.D (viti i lindjes 1979) dhe J.D (viti i lindjes 1949), meshkuj kosovarë, i kanë ofruar një qytetari në etapa të ndryshme 226,000.00 (dyqind e njëzet e gjashtë mijë) €, me kamatë 30%, pra qytetari obligohej t’i kthente 294,000.00 (dyqind e nëntëdhjetë e katër mijë) € të dyshuarve”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të veprimeve hetimore, sot më 04.06.2020, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore-Gjilan, janë kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse pronë e të dyshuarave të cilët janë intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Pas përfundimit të intervistës me aktvendim të prokurorit të lëndës, i dyshuari F.D është ndaluar për 48 orë, kurse i dyshuari J.D është liruar në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE: Ndalohet një kirurg gjilanas i dyshuar për fajde

Ndërkohë “Zëri” ka raportuar edhe ditë më parë për një rast të njëjtë në Gjilan, ku një kirurg nga Gjilani është dyshuar për fajde.

Sipas burimeve të “Zërit” kirurgu Lavdrim Kastrati dyshohet se ka dhënë para me fajde në vlerë prej 75.000,00 euro, me qëllim që pastaj t’i kërkonte me kamatë prej 30% nga i dëmtuari E.I., me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 97.500,00 euro./ZËRI