Arrestohet një polic për keqtrajtim të një qytetari në Prishtinë

Arrestohet një polic për keqtrajtim të një qytetari në Prishtinë

Kronika June 04, 2020 - 16:09

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se mbrëmë pas mesnatës ka pranuar informacion nga Policia e Kosovës në lidhje me pretendimet e një qytetari për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në një incident që kishte ndodhur pas mesnatës në Prishtinë, transmeton Zeri.info.

Hetuesit e IPK-së, në konsultim me prokurorinë kompetente, kanë arrestuar zyrtarin policor i cili ishte përfshirë në këtë incident.

Sipas prokurorisë, arrestimi i tij është bërë me dyshimin se ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet në njoftimin e IPK-së