Goditet rrjeti i prostitucionit në Kavajë, në pranga dy pronarë hotelesh

Goditet rrjeti i prostitucionit në Kavajë, në pranga dy pronarë hotelesh

Kronika June 03, 2020 - 08:46

Goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion.

Operacioni policor i koduar “Zhuri” u finalizua  pas 7 muajsh hetimi, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Në pranga janë vënë dy pronarë hotelesh me akuzën për "Shfrytëzim për prostitucion" dhe për "Mbajtje të hoteleve për shfrytëzim prostitucioni".

“U arrestuan B. Gj., 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie 'Arrest në burg', për veprat penale 'Shfrytëzimi i prostitucionit' dhe 'Mbajtja e lokaleve për prostitucion'. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur 'Bishti i Zhurit', në Rrogozhinë;

H., 58 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie 'Arrest në burg', për veprat penale 'Shfrytëzimi i prostitucionit' dhe 'Mbajtja e lokaleve për prostitucion'. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur 'Bishti i Zhurit', në Rrogozhinë”.

Policia ka arrestuar gjithashtu 5 shtetase, që ushtronin prostitucionin dhe një klient, raporton "OraNews".

“M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., me masë sigurie 'Arrest në burg', për veprën penale 'Prostitucioni'. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të shtetasit B. Gj., duke kryer marrëdhenie seksuale kundrejt pagesës me shtetasen Q. R”.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion, 7 telefona celularë dhe një autoveturë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion“ dhe “Prostitucioni“.