Gjendet i pajetë një serb në banesën e tij në Deçan
Foto: Zëri / ilustrim

Gjendet i pajetë një serb në banesën e tij në Deçan

Kronika June 02, 2020 - 17:42

Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës ka njoftuar se një shtetas serb i Kosovës, me vendbanim në Deçan, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”, pasi që viktima B.Q. lindur me 24.10.1962, shtetas serb i Kosovës, më vendbanim në Deçan, nuk ishte vërejtur e as lajmëruar për një kohë.

Policia, me t’u informuar për rastin, ka marrë veprime të nevojshme me qëllim të gjetjes së vendndodhjes së tij.

“Sot, me datë 02.06. 2020 rreth orës 12:20, Policia, së bashku më njësitin e Zjarrfikësve, më urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë hapur me forcë derën e banesës së viktimës dhe kanë vërejtur një trup pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka njoftuar Policia.

Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit Shtetit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.