Infektuar: 4931
Shëruar: 2267
Vdekur: 102
FSK-ja nis operacionin për nxjerrjen e dy trupave nga Miniera e Artanës
Foto: Laura Hasani

FSK-ja nis operacionin për nxjerrjen e dy trupave nga Miniera e Artanës

Kronika June 02, 2020 - 11:49

I plotësuar 14:40

Ekipe nga FSK-ja pritet të nisin pas pak operacionin për nxjerrjen e dy trupave të pajetë nga miniera e Artanës, raporton Zeri.info.

Po ashtu, siç bën me dije gazetari i “Zërit” nga vendi i ngjarjes, në këto momente në Minierë ka mbërritur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me disa ministra nga kabineti i tij, të cilët u kanë shprehur ngushëllime minatorëve për humbjen e kolegëve të tyre.

Ngjarja, sipas Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, ka ndodhur me rastin e shembjes së pjesës tavanore të punishtes në të cilën ndodheshin dy viktimat, por edhe 3 punëtorë tjerë, të cilët i kanë shpëtuar shembjes me lëndime të lehta trupore.

Viktimat janë një xehetar dhe një inxhinier të moshave 50, respektivisht 51 vjeçare.

Mësohet se incidenti ka ndodhur në hyrje të minierës, 40 metra larg punishtes.

Ky është incidenti i parë i cili ka ndodhur në minierën e Artanës që nga paslufta. /Zëri


I plotësuar 12:48

Konfirmohen dy minatorë të vdekur në Artanë

U.d. i kryeshefit ekzekutiv të “Trepçës”, Hysen Vrajolli, ka konfirmuar për “Zërin” se pas shembjes së dheut në minierën e Artanës dy persona kanë humbur jetën.

“Një gur është shembur dhe ka zënë dy punëtorë, kaq informacione kemi deri tani”, ka bërë të ditur ai për “Zërin”.


Dy persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i minierës, Hysen Vranjolli.

I njëjti ka thënë se deri më tani ka informacione se të vdekur janë konfirmuar dy persona, ndërsa thotë se nuk ka persona të tjerë që kanë mbetur të ngujuar.

Vrajolli thotë se bëhet fjalë për një inxhinier dhe një xehetar.

“Është shembur dheu, të konfirmuar janë dy të vdekur, të tjerë nuk ka të ngujuar, sipas informacioneve që kemi, jemi duke shkuar në vend të ngjarjes, të tjerë të ngujuar nuk ka. Një inxhinier dhe një xehetar”, ka thënë ai. /Express/