Infektuar: 4512
Shëruar: 2156
Vdekur: 97
Ndalohet i dyshuari për përdhunimin e një 15 vjeçareje në Skënderaj

Ndalohet i dyshuari për përdhunimin e një 15 vjeçareje në Skënderaj

Kronika May 30, 2020 - 19:13

Një person nga Skënderaj është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës me dyshimin se ka dhunuar seksualisht një të mitur të po kësaj komune.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Policia e ka intervistuar një një person nga zona e Skënderajt që dyshohet se ka pasë kontakt seksual me një të mitur. Ai është në ndalim, ndërsa vajza duhet të shkojë për ekzaminime të mëtejshme”.

Klan Kosova merr vesh se e mitura është 15 vjeçare, ndërsa ai që po dyshohet se e dhunoi është rreth moshës 21 vjeç.