Arrestohen në Prishtinë dy persona për shantazhim të një femre me 25 mijë euro

Arrestohen në Prishtinë dy persona për shantazhim të një femre me 25 mijë euro

Kronika May 30, 2020 - 10:39

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit dyshohet se e kanë shantazhuar një femër, raporton Zeri.info

PK-ja përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se dy të dyshuarit kanë shantazhuar viktimën duke i kërkuar para në vlerë prej 25 mijë eurove për të mos publikuar në rrjete sociale foto dhe video intime të saj.

“Pas hetimeve të zhvilluara nga njësiti i hetimeve janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur duke i kërkuar viktimës femër kosovar e 25.000 euro për të mos i publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale”, thuhet në raport.

Ndërsa policia ka konfiskuar dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.