Arrestohen dy persona për tentim rrëmbimin e një femre në Prishtinë

Arrestohen dy persona për tentim rrëmbimin e një femre në Prishtinë

Kronika May 30, 2020 - 10:28

Arrestohen dy persona në Prishtinë pasi që të njëjtit kanë tentuar ta rrëmbejnë një femër, raporton Zeri.info.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se personat e dyshuar kanë tentuar ta rrëmbejnë viktimën me të cilën njëri nga ata kishte bashkëjetuar, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Hasan Prishtina, Prishtinë 29.09.2020 – 15:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë tentuar ta rrëmbejnë viktimën femër kosovare me të cilën njëri i dyshuari kishte bashkëjetuar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë