Hajnat prezantohen si policë, kryejnë vjedhje në një banesë në Prishtinë

Hajnat prezantohen si policë, kryejnë vjedhje në një banesë në Prishtinë

Kronika May 30, 2020 - 09:58

Ditën e djeshme në Policinë e Kosovës është raportuar se në një banesë në Prishtinë është kryer një vjedhje.

Sipas raportit të PK-së, ankuesja ka treguar se persona të panjohur janë futur në banesën e saj të veshur me uniformë të Policisë dhe i kanë kontrolluar çantën prej së cilës i kanë marrë një shumë parash, përcjell “Zëri”.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:55 në rrugën "Muharrem Fejza" në Prishtinë.

“Ankuesja femër kosovare, menaxhere në një spital, ka raportuar se në banesën e saj kanë shkuar dy të panjohur dhe janë prezantuar si policë. Sipas ankueses, të njëjtit kanë kërkuar t’i kontrollojnë çantën e saj. Në çantë kishte një shumë parash të cilat të dyshuarit ia kanë marrë", thuhet në raport.

Ndërkaq, është njoftuar prokurori i cili ka cilësuar rastin "Vjedhje e rëndë, prezantim i rremë" dhe të cilin policia është duke e hetuar.