Polica e Pejës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një të dyshuari për vjedhje

Polica e Pejës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një të dyshuari për vjedhje

Kronika May 29, 2020 - 14:51

Policia e Pejës, me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, ka kërkuar bashkëpunim nga ana e qytetarëve për lokalizimin e personit Valdet (Xhavit) Kasapi, i lindur më 15.03.1983 në Pejë, i cili është i akuzuar për katër vepra penale.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327 - Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: [email protected].

Image