Në shtëpinë e një mërgimtari në Prizren hajnat vjedhin një pistoletë

Në shtëpinë e një mërgimtari në Prizren hajnat vjedhin një pistoletë

Kronika May 29, 2020 - 09:49

Dje në qytetin e Prizrenit ka ndodhur një vjedhje. Raportohet se persona të panjohur kanë vjedhur një pistoletë dhe një sharrë dore, raporton “Zeri.info”.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se një person ka raportuar në Polici se disa të tjerë kanë hyrë me forcë në shtëpinë e dhëndrit të tij, i cili jeton jashtë vendit dhe me këtë rast kanë vjedhur një sharrë dore dhe një pistoletë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi/persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e dhëndrit të tij, viktimës mashkull kosovar, i cili jeton jashtë vendit, nga e cila shtëpi sipas ankuesit ishte vjedhur një sharrë dore dhe një pistoletë, për të cilën viktima posedon leje. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, është bërë e ditur në raport të Policisë.