Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Shembet dheu, punëtori pëson lëndime trupore

Shembet dheu, punëtori pëson lëndime trupore

Kronika May 28, 2020 - 09:35

Policia e Kosovës ka raportuar se një punëtor i një kompanie, derisa ishte duke e hapur një kanal për kanalizim, ka pësuar lëndime trupore nga shembja e dheut, që edhe e ka zënë atë.

Përmes raportit 24-orësh Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, pasi derisa ishte duke punuar në një kompani, gjatë gërmimit - hapjes së kanalit për kanalizim nga shembja e dheut është zënë dhe ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e PK-së.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Zëri