Shoqërohen katër persona në Polici pas organizimit të skemave piramidale

Shoqërohen katër persona në Polici pas organizimit të skemave piramidale

Kronika May 26, 2020 - 14:16

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion katër persona për përfshirje në disa veprimtari të paligjshme.

Sipas një njoftimi për medie, sot ekipi i hetimeve në Istog, në konsultim me prokurorin e Shtetit, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e të dyshuarve për përfshirjen në organizim të skemave piramidale dhe në bixhoz të paligjshëm, transmeton “Zeri.info”.

Policia ndërkaq ka bërë të ditur se në këtë aktivitet janë përfshirë 4 persona, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Istog.

“Lidhur me këtë aktivitet janë shoqëruar në Stacionin Policor Istog katër persona të dyshuar: Sh.H., i lindur më 19.09.1994, K.B., i lindur më 06.12.1991, B.H., i lindur më 08.02.1988 dhe K.G., i lindur më 05.04.1996. Nga të dyshuarit janë konfiskuar katër (4) telefona mobilë, si dhe tre (3) kompjuterë (laptopë)”, thuhet në këtë komunikatë.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt. /Zëri