Ndalohet babai, i cili nën ndikim të alkoolit rrahu vajzën e tij në Dragash

Ndalohet babai, i cili nën ndikim të alkoolit rrahu vajzën e tij në Dragash

Kronika May 26, 2020 - 12:15

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Dragash është arrestuar një person, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj derisa ishte nën ndikim të alkoolit, raporton “Zeri.info”.

PK-ja, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në stacion policor si dhe është konstatuar se ishte nën ndikim të alkoolit, ndërsa viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është ushtruar dhunë fizike ndaj saj nga babai i saj, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor dhe është konstatuar se ishte nën ndikim të alkoolit. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore”, ka njoftuar Policia.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në mbajtje.