Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Kronika May 26, 2020 - 11:00

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, të cilët ishin në kërkim.

Njëri është arrestuar në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit, ndërsa tjetri në pikëkalimin kufitar të Merdarit.

Tutje, në raport thuhet se të arrestuarit janë dërguar në mbajtje të dënimit.

“Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, janë arrestuar të dyshuarit dhe janë dërguar në mbajtje të dënimit”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri